Ministria e Arsimit jep detaje për testin e maturës: Pyetjet vetëm me alternativa, për 120 minuta

schedule17:15 - 5 Maj, 2020

schedule 17:15 - 5 Maj, 2020

Pyetjet në maturën shtetërore do të jenë vetëm me alternativa ndërkohë që testi do të zgjasë dy orë.

Lajmin e ka dhënë drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë për shtyp ku ka sqaruar se gjithashtu janë hequr pyetjet ese nga provimi i gjuhës së huaj dhe gjuhës së shkruar.

Ajo theksoi se asnjë nga pyetjet në testim nuk kërkojnë zhvillim, por vetëm përzgjedhje alternativash ndërsa shtoi se është përllogaritur që koha është e mjaftueshme për t’i dhënë zgjidhje të gjitha kërkesave.

LEXO EDHE: Hiqen pyetjet mbi temat e zhvilluara pas muajit mars në testin e maturës shtetërore (PROGRAMET)

“Testi i maturës shtetërore do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa. Kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë dhe në total do të jenë 60 pyetje.

Pyetjet me alternativa duan më pak kohë se pyetjet me zhvillim. Janë hequr pyetjet ese në testin e gjuhës së shkruar dhe gjuhës së huaj.

Pyetjet janë të gjitha me alternativa dhe nuk duan zhvillim. Është përllogaritur që koha është e mjaftueshme që maturantët të mbyllin testin brenda afatit të caktuar”, u shpreh Vrapi./abcnews.al

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2709651209147152/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!