Ministria e Arsimit në Rusi: Nxënësit do të mësojnë pse është e “domosdoshme” lufta në Ukrainë

schedule09:52 - 3 Mars, 2022

schedule 09:52 - 3 Mars, 2022

Ministria e Arsimit në Rusi ka njoftuar se nxënësve të shkollave në të gjithë vendin do t’u jepet mësim “pse misioni çlirimtar në Ukrainë është një domosdoshmëri”.

BBC shkruan se udhëzimi do të transmetohet në orën 12:00 me orën e Moskës, të enjten.

Shikuesit do të mësojnë për atë që ministria ruse e quan “rreziku që NATO përfaqëson për vendin tonë” dhe përse Rusia u ngrit për mbrojtjen e civilëve në Donetsk dhe Luhansk.

Një deklaratë në faqen  e saj në Facebook, ministria tha se fëmijët gjithashtu do të mësojnë “si të dallojnë të vërtetën nga gënjeshtrat në rrjedhën e madhe të informacionit, fotove dhe videove që po vërshojnë internetin sot“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!