Ministri Vengu ndodhet në Budapest në një vizitë zyrtare me fokus tek inovacioni dhe industria e mbrojtjes.
Vengu tha Hungaria po dëshmon se investimi i qëndrueshëm në inovacion dhe në industrinë e mbrojtjes prodhon kapacitete reale dhe vlerë strategjike për Europën Qendrore.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Budapest, u zhvillua një takim në zyrat qendrore të Pro Patria Electronics, kompani e njohur për ekspertizën e saj në fushën e radarëve dhe sistemeve për mbrojtjen e infrastrukturave kritike. Gjatë takimit u njohën nga afër kapacitetet teknologjike dhe modeli i zhvillimit industrial që kjo kompani përfaqëson.
Synimi i kësaj vizite është integrimi i industrisë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët e furnizimit dhe inovacionit të vendeve aleate, me qëllim ndërtimin e aftësive të qëndrueshme, të besueshme dhe plotësisht ndërvepruese për forcimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura. / abcnews.al /


