Ministri ukrainas i Mbrojtjes takohet me homologen gjermane: Presim lajme të mira

schedule19:04 - 12 Korrik, 2022

schedule 19:04 - 12 Korrik, 2022

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov u takua me homologen e tij gjermane Christine Lambrecht dhe paralajmëroi kajme të reja në lidhje me ndihmën ushtarake.

“Kam pasur një takim të frytshëm me kolegen time German DefMin Christine Lambrecht. Ne diskutuam për sigurimin e armatimit gjerman për Ukrainën që do të forcojë aftësitë tona mbrojtëse”, shkroi ministri Reznikov në Twitter.

Reznikoc falënderoi partnerët gjermanë të Ukrainës për angazhimin e palëkundur për të mbështetur kombin në luftë.

“Ne po presim për lajme të mira së shpejti”, përfundoi Reznikov, duke mos dhënë asnjë detaj të furnizimeve të reja. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!