Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Lufta me Rusinë ka filluar shekuj më parë

schedule23:07 - 6 Shtator, 2023

schedule 23:07 - 6 Shtator, 2023

Ministri i ri ukrainas i mbrojtjes, Rustem Umerov, ka shpjeguar pse ai është kaq i fokusuar në fitoren e luftës kundër Rusisë, duke thënë se Moska pushtoi atdheun e tij, Krimenë shumë shekuj më parë.

Në një postim në  platformën X,  ai tha se rusët nuk ia dolën atëherë dhe nuk do ia dalin as tani.

“Për mua kjo luftë nuk filloi në vitin 2022 dhe as në 2014. Për familjen time dhe popullin tatar të Krimesë, lufta me Rusinë filloi disa shekuj më parë, kur Moska pushtoi për herë të parë Krimenë time të lindjes. Kam lindur pasi familja ime ishte deportuar dhe si fëmijë kam përjetuar vështirësitë e shkaktuara nga kolonializmi rus, i cili u përpoq të bënte tatarët indigjenë të Krimesë të ndjeheshin sikur ishin të huaj në tokën e tyre.

“Ata nuk ia dolën asokohe dhe nuk do t’ia dalin kurrë. Qëllimi ynë kryesor sot është të fitojmë luftën.”, theksoi Umerov./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!