Ministri turk Cavushoglu vizitë zyrtare në Shkup

schedule17:30 - 16 Korrik, 2019

schedule 17:30 - 16 Korrik, 2019

Në prag të vizitës së Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Maqedoninë e Veriut, Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Çavushoglu ndodhej në Shkup nga ku pwrshwndeti anëtarësimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në NATO, ku edhe Ankaraja zyrtare ratifikoi protokollin. Ankaraja zyrtare pret “pastrimin” e pjesëtarëve të organizatës FETO në vend, që autoritetet turke i vlerësojnë si terroristë.

Ndjekja e pjesëtarëve të organizatës FETO për Turqinë edhe më tej është temë e agjendës së lartë në marrëdhëniety dypalëshe jo vetëm me Shkupin por edhe me 160 vende të botës, ku Ankaraja beson se janë të infiltruar ose të mbështetura nga qeveri ose shërbime të intelegjencës. Pastrimi i këtyre elementeve terroriste, sic do të shprehet Ministri i jashtëm turk Çavushoglu, nuk ka qenë kusht për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Kjo organizatë terroriste nuk është e vetme, merr përkrahje nga jashtë dhe ndaj Maqedonisë dhe vendeve tjera paraqet kërcënim. Tash disa vende kryejnë presione, por në të ardhmen kur Maqedonia dhe vendet tjera mike do të ballafaqohen me vështirësi, sërish Turqia do t`u vijë në ndihmë. Në këtë drejtim presim hapa konkrete”, tha Cavushoglu.

Shefi i diplomacisë Nikola Dimitrov sqaroi se janë ngritur procedura juridike, pa zbuluar emra të personave ose organizatave.

“Problemet e mikut tonë janë edhe probleme tonat, në kuptimin e vullnetit politik do të bëjmë gjithcka që të ndihmojmë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer mes shërbimeve të intelegjencës. Procedura për shumë persona të këtillë është në vazhdë e sipër në Gjykata dhe Prokuroritë publike”, tha Dimitrov.

Në pyetjen nëse Turqia druan nga sanksionet e BE-së dhe SHBA-ve për shkak të furnizimit me sistemin raketor rus S-400, Çavushoglu theksoi se nuk ka nevojë për tensione me NATO-n dhe se Turqia është shtet Sovran dhe se do të furnizohet me armë sipas planeve, vecanërisht për shkak të kërcënimeve rajonale të sigurisë. Presionet e Brukselit, pas të cilit ai e sheh Greqinë, do të ngrisin vetëm përgjigje më të ashpra.

“Nëse vazhdohet me marrjen e vendimeve të këtilla kundër Turqisë do ti rrisim aktivitetet tona. Edhe një herë them se atje kemi 3 anije dhe anija e katërt në Mesdheun Lindor do të dërgohet së shpejti, nuk mundet kështu me Turqinë. Ne vetë vendosim dhe derisa nuk i mbrojnë të drejtat e turqve në Qipron Veriore ne do të vazhdojmë ti rrisim aktivitetet tona”, deklaroi Cavushoglu.

Kur bëhet fjalë për BE-në dhe Ballkanin, Ministri Dimitrov ka theksuar se me vëmendje ka ndjekur vizitën e presidentit të Francës Makron në Serbi dhe se është duke vërrejtur zbutjen e qëndrimit të tij të fortë rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian.

“Mes tjerash u paraqit edhe një formulim se nevoja për kohezion të brendshëm dhe reforma të brendshme në BE mund të zhvillohen paralelisht me evropeizimin dhe aderimin e rajonit në BE. Mendoj se kjo është shumë me rëndësi dhe një mesazh pozitiv. Kuptohet nuk duhet që kjo të na relaksojë, por sikur ka një hapje në këtë kuptim kurse fakt është që dy proceset janë shumë të rëndësishme“, deklaroi Dimitrov.

Lidhur me cështjen që ngriti Presidenti Makron në Beograd e që ka të bëjë me vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit, Cavushoglu ka theksuar se Ankaraja do të përkahte një zgjidhje që do të ishte si rezultat i marrëveshjes mes të dy palëve, por pa dhënë një përgjigje nëse do të mbështeste ose jo këmbimin eventual të territoreve./ABC News Albania 24/7           

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!