Ministri serb i Mbrojtjes: Sanksionet ndaj Dodikut janë të turpshme

schedule18:05 - 13 Gusht, 2023

schedule 18:05 - 13 Gusht, 2023

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se Serbia nuk do ta lërë kurrë në baltë popullin e saj dhe Republikën Srpska.

Vuçebiç vlerësoi se sanksionet ndaj udhëheqjes së Republikës Srpska janë të turpshme, shkruan Tanjug.

“Serbia do të vazhdojë të mbështesë dhe të ndihmojë Republikën Srpska dhe popullin tonë gjithmonë dhe pavarësisht nga të gjithë, dhe pavarësisht nga forca e sulmit. Unë konsideroj se sanksionet kundër lidershipit të zgjedhur legjitim të Srpska janë të paktën të papërshtatshme dhe sigurisht të turpshme dhe ne do t’i trajtojmë ata sikur nuk ekzistojnë”, theksoi ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione ndaj udhëheqjes së Republika Srpska, përfshirë Milorad Dodik../abcnews.al