Ministri serb i Kosovës vaksinohet në Serbi

schedule15:01 - 29 Janar, 2021

schedule 15:01 - 29 Janar, 2021

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç është vaksinuar sot në Serbi.

Lajmi është konfirmuar nga vetë ai pasi ka publikuar fotografi nga ky moment.

“Është e rëndësishme që të vaksinoni veten kundër këtij virusi. Më vjen keq për njerëzit në Kosovë që nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre”, tha Jevtiç, pas vaksinimit në Qendrën Shëndetësore në Kurshumli.

Jevtiç i cili njëherësh është edhe nënkryetar i Listës Serbe, ka preferuar që ta zgjedh Serbinë si vendi kur do të vaksinohet kundër koronavirusit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!