Ministri serb: I ankohet Brukselit, shqiptarët po punojnë për “Shqipërinë e Madhe”

schedule12:27 - 31 Janar, 2022

schedule 12:27 - 31 Janar, 2022

Pasi tha se ndoshta dialogu Kosovë – Serbi nuk do të vazhdojë derisa Albin Kurti të jetë në krye të Ekzekutivit në Prishtinë, ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç tha se nga Brukseli nuk mund të shihet asgjë efektive, teksa përmendi disa plane për “krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Selakoviç u ankua se ndërkombëtarët sipas tij nuk po i bëjnë mjaftueshëm presion Kosovës.

“Efektivisht, nuk mund të shihni asgjë, ashtu siç nuk mund të shihni presione të qarta në thelb kur bëhet fjalë për përmbushjen e obligimeve të Prishtinës që dalin nga dialogu”, tha ai./Express

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!