Ministri rus i Shëndetësisë komente diskriminuese ndaj grave: Së pari bëni fëmijë, pastaj arsimohuni dhe punoni

schedule16:42 - 19 Korrik, 2023

schedule 16:42 - 19 Korrik, 2023

Ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murasko, ka kritikuar ashpër gratë që kanë prioritet arsimin dhe karrierën në vend që të kenë fëmijë në fillim.

Kjo është një “praktikë e pahijshme”, argumentoi dje Michael Murasko, duke folur në seancën plenare të Dumës së Shtetit.

Siç raporton “Moscow Times”, ministri rus u ankua për mentalitetin mbizotërues në shoqëri se një grua duhet së pari të ndjekë arsimin, të ndërtojë një karrierë dhe të sigurojë gjendjen e saj financiare përpara se të mendojë për të krijuar familje.

“Në bazë të kësaj tendence të grave lindin shumë probleme: infertiliteti, abortet, IVF. Reduktohet koha për të lindur fëmijën e tretë apo të katërt”, tha Murasco, duke shtuar se situata duhet të rishikohet. “Bëni fëmijë në moshë më të vogël,” theksoi ai në përfundim të fjalës së tij, duke shprehur në thelb dëshirën e presidentit rus Vladimir Putin për të rritur natalitetin në vendin e tij, pasi ka pësuar një ulje vitet e fundit.

Ministri rus i shëndetësisë njoftoi gjithashtu një iniciativë për të kontrolluar qarkullimin e barnave në farmaci që shkaktojnë abort. Ai theksoi se edhe pse numri i aborteve tashmë është ulur ndjeshëm, ai mund të ulet edhe më shumë.

“Theksi është tek abortet e shkaktuara nga barnat dhe jo te kontraceptivët”, sqaroi ministri rus i shëndetësisë, duke theksuar se barnat që shkaktojnë aborte duhet të kontrollohen rreptësisht nga organizatat mjekësore dhe farmaceutike. Ai shtoi gjithashtu se kontrollet përkatëse duhet të bëhen edhe për barnat psikotrope dhe substancat toksike.

“Ministria e Shëndetësisë e Rusisë do të insistojë në miratimin e kësaj nisme deri në fund të vitit”, theksoi Mikhail Murasko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!