Ministri rus i Mbrojtjes: Rusia mund të rishqyrtojë përdorimin e municioneve thërrmuese

schedule17:17 - 15 Gusht, 2023

schedule 17:17 - 15 Gusht, 2023

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha të martën se Rusia mund të rishqyrtojë vendimin për të mos përdorur municione thërrmuese – pavarësisht raporteve se Moska ka përdorur tashmë municione thërrmuese gjatë luftës në Ukrainë.

“Dëshiroj të theksoj faktin se ne kemi në shërbim edhe municione thërrmuese. Deri më tani, për arsye humanitare, ne jemi përmbajtur nga përdorimi i tyre. Megjithatë, ky vendim mund të rishqyrtohet”, tha Shoigu gjatë Konferencës së Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare (MCIS), shkruan CNN.

Human Rights Watch pretendon se Rusia tashmë ka “përdorur gjerësisht municione thërrmuese, duke shkaktuar shumë vdekje civile dhe lëndime të rënda”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!