“Polonia po planifikon të formojë një njësi të përbashkët ushtarake me Ukrainën”.
Kështu u shpreh ministri rus i Mbrojtjes, gjenerali Sergej Shoigu, shkruan Tass. Ai tërhoqi vëmendjen për rreziqet që lidhen me militarizimin e Polonisë.
“Ka plane për të krijuar një formacion të përhershëm të ashtuquajtur polako-ukrainas, gjoja për të garantuar sigurinë e Ukrainës Perëndimore, por në fakt – për pushtimin e mëvonshëm të këtij territori,” tha ai.
Shoigu shtoi se Polonia është bërë mjeti kryesor i politikës anti-ruse të Amerikës./abcnews.al