Ukraina po “hedh në mënyrë të dëshpëruar” një numër të madh trupash në linjat e armikut, një tregues se kundërofensiva e saj po “dështon”.
Kështu u shpreh ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, shkruan Sky News.
Shoigu vuri në dukje atë që ai e quan mbrojtjen e suksesshme të Orekhovskaya nga një operacion ukrainas “në shkallë të gjerë” si një shembull i humbjes së burimeve nga Kievi.
Ai tha gjithashtu se më shumë se 20,000 trupa ukrainase janë vrarë vetëm gjatë muajit të kaluar dhe pretendoi se numri i të rinjve që regjistrohen në kolegjet ushtarake ruse është rritur në mënyrë dramatike muajt e fundit./abcnews.al