Ministri rus i Mbrojtjes: Bjellorusia, aleat besnik i Rusisë përballë shteteve perëndimore

schedule12:18 - 25 Maj, 2023

schedule 12:18 - 25 Maj, 2023

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi se Bjellorusia mbetet një aleat besnik dhe partner i besueshëm i Rusisë, përballë shteteve perëndimore.

Gjatë një vizite në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, Shoigu u shpreh se Perëdnimi po bën çdo gjë të mundur, për të zgjatur dhe përshkallëzuar konfliktin e armatosur në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për pozicionimin e armëve bërthamore armë në Bjellorusi.

Shoigu tha se “vendosja e armëve bërthamore në territorin e Bjellorusisë nuk e transferon atë në kontrollin e republikës mbi të, dhe vendimi për përdorimin e tij i mbetet Moskës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!