Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri rus i Drejtësisë mbështet idenë: Punën e emigrantëve ta bëjnë të burgosurit

schedule15:54 - 25 Maj, 2021

schedule 15:54 - 25 Maj, 2021

Konstantin Chuychenko , ministri rus i drejtësisë, mbështeti publikisht propozimin për të zëvendësuar punëtorët emigrantë me të burgosur rusë. Sipas tij 180 mijë prej të burgosurve aktualë në vend kanë autorizimin e gjykatave ruse për të kryer punë të detyrueshme, në vend që të qëndrojnë në qeli.

Gjithsesi vendet e punës në dispozicion, të krijuara posaçërisht për të dënuarit, janë vetëm tetë mijë.

Ndër të tjera sipërmarrjet e gatshme për të punësuar të burgosur, janë të vogla, dhe mund të marrin përsipër vetëm njëqind prej tyre. Por në vend ka kantiere të mëdha ndërtimi që punësojnë emigrantë, dhe që do të ishin në gjendje të krijonin mijëra vende pune për të burgosurit, duke pushuar nga puna emigrantët.

Në të njëjtën kohë këta kantiere mund të krijojnë qendra  ku të burgosurit e punësuar mund të qëndrojnë në mënyrë që të mos kthehen në qeli.

Iniciativa synon zëvendësimin e emigrantëve me të burgosur dhe u ndërmor nga shoqata ruse e burgjeve. Sipas saj do të ishte një kthesë e rëndësishme sepse do të lejonte të burgosurit të punonin në kushte të denja dhe të kenë një pagë.

Administrata aktualisht po negocion me kompani të mëdha për realizimin e kësaj ideje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!