Ministri përplaset me Netanyahu: Nuk ka asnjë plan të pasluftës për Gazën

schedule08:28 - 16 Maj, 2024

schedule 08:28 - 16 Maj, 2024

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka shprehur së fundmi hapur zhgënjimin për dështimin e qeverisë për të pasur një plan të pasluftës për Gazën.

Në një shenjë të rrallë përçarje mbi drejtimin e fushatës ushtarake brenda kabinetit të luftës të Izraelit, Gallant i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu të deklarojë publikisht se Izraeli nuk ka një plan për të marrë përsipër sundimin civil dhe ushtarak në Gaza.

“Që nga tetori, unë e kam ngritur këtë çështje vazhdimisht në cabinet dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje”, tha ai.

Kryeministri Benjamin Netanyahu u përgjigj ashpër, duke thënë se ai “nuk ishte gati të shkëmbente Hamastanin me Fatahstan”, duke iu referuar grupeve rivale palestineze Hamas dhe Fatah.

Pavendosmëria, paralajmëroi ai, do të linte vetëm dy opsione të këqija në Gaza: sundimin e Hamasit ose sundimin ushtarak izraelit.

Një tjetër anëtar i kabinetit të luftës, Benny Gantz, i cili nuk është pajtuar me Netanyahun në të kaluarën, u pajtua me ministrin e mbrojtjes: “Gallant flet të vërtetën. Është përgjegjësi e lidershipit të bëjë gjënë e duhur për vendin me çdo kusht.”

Gallant tha se struktura e mbrojtjes, të cilën ai drejton, kishte paraqitur një plan lufte në kabinetin që në natën kur filloi pushtimi tokësor i Izraelit në Gaza tetorin e kaluar. Ai tha se planet përfshinin propozime për të krijuar një alternativë lokale qeverisëse palestineze.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!