Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri izraelit paralajmëron Netanyahun: Nëse heq dorë nga shkatërrimi i Hamasit, qeveria nuk do të ekzistojë

schedule17:46 - 29 Tetor, 2025

schedule 17:46 - 29 Tetor, 2025

Nëse kryeministri Benjamin Netanyahu “vendos të heq dorë nga synimi për të shpërbërë Hamasin,” qeveria e tij “nuk do të ketë të drejtë të ekzistojë,” deklaron Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir.

Izraeli ka nisur një fushatë të re të sulmeve në Gaza, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën mbi 100 persona, raporton timesofisrael.

“Përsëri, Hamas vret një ushtar gjatë ‘armëpushimit’ dhe përsëri kryeministri zgjedh të përfundojë incidentin me konceptin e një ‘përgjigjeje të matur’ dhe kthimin e menjëhershëm tek armëpushimi, ndërkohë që vazhdon të sjellë ndihma ‘humanitare’ – në vend që të kthehet në luftë të plotë dhe të përpiqet shpejt të arrijë qëllimin kryesor – shkatërrimin e Hamasit”, thotë ministri i ekstremit të djathtë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!