Ministri izraelit: Misioni im është të pengoj krijimin e shtetit palestinez

schedule15:25 - 24 Qershor, 2024

schedule 15:25 - 24 Qershor, 2024

Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, ka ritheksuar qëndrimin e tij se Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli duhet të jetë pjesë e Izraelit dhe jo pjesë e një shteti palestinez.

Një anëtar i qeverisë së koalicionit të Benjamin Netanyahu, Smotrich e përshkroi atë si “misionin e tij të jetës” për “të penguar krijimin e një shteti palestinez”.

“Ne do të vendosim sovranitetin në Jude dhe Samari një emër izraelit për Bregun Perëndimor të pushtuar, së pari në terren dhe më pas përmes legjislacionit. Kam ndërmend të legalizoj vendbanimet e reja. Misioni im i jetës është të pengoj krijimin e një shteti palestinez”, tha ai.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, në luftën gjashtë-ditore të vitit 1967 me Jordaninë.

Në maj 2023, Smotrich udhëzoi ministritë e qeverisë izraelite që të përgatiteshin që 500,000 kolonë të tjerë izraelitë të zhvendoseshin në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e përshkruar atë si një “mision thelbësor” për qeverinë e Netanyahut.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!