Izraeli nuk do të qeverisë Rripin e Gazës pasi të përfundojë lufta kundër Hamasit, por një institucion palestinez do ta bëjë këtë. Kështu tha ministri i Mbrojtjes Gallant, duke kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
“Hamasi nuk do të sundojë Gazën, Izraeli nuk do të sundojë civilët e Gazës. Banorët e Gazës janë palestinezë, kështu që organizatat palestineze do të jenë përgjegjëse, me kusht që të mos ketë veprime armiqësore ose kërcënime kundër shtetit të Izraelit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
Ai nuk specifikon se cilat institucione palestinezse do të marrin kontrollin e enklavës. Netanyahu ka thënë vazhdimisht se nuk ka ndërmend t’ia dorëzojë kontrollin e Rripit të Gazës Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA)./abcnews.al