Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant i tha sot homologut të tij amerikan Lloyd Austin se shansi për të gjetur një zgjidhje diplomatike për situatwn me Hezbollahun e mbështetur nga Irani në Libanin jugor po ikën.
Komentet e Gallant erdhën ndërsa i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë Amos Hockstein është në Izrael për bisedime mbi krizën në kufirin verior ku trupat izraelite kanë shkëmbyer raketa me forcat e Hezbollahut prej muajsh.
“Mundësia e një kuadri të rënë dakord në rajonin verior po zbehet,” i tha Gallant Austin në një telefonatë, sipas një deklarate nga zyra e tij. “Për sa kohë që Hezbollahu vazhdon të lidhet me lëvizjen islamike, Hamasin, në Gaza , ku forcat izraelite kanë zhvilluar luftë për gati një vit, kursi është i qartë,” tha ai.
Vizita e Hochstein, i cili do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vjen mes përpjekjeve për të gjetur një rrugëdalje diplomatike nga kriza, e cila ka detyruar dhjetëra mijëra njerëz në të dy anët e kufirit të largohen nga shtëpitë e tyre./abcnews.al