Ministri izraelit i Mbrojtjes: Faza tjetër e luftës kundër Hezbollahut do të nisë së shpejti

schedule19:06 - 30 Shtator, 2024

schedule 19:06 - 30 Shtator, 2024

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant paralajmëroi se së shpejti do të nisë faza tjetër e luftës kundër Hezbollahut. Këtë koment ai e bëri në një takim të krerëve të këshillit lokal në Izraelin verior.

Ministri i Mbrojtjes tha se faza tjetër do të kontribuojë në arritjen e qëllimit të luftës për kthimin e banorëve të evakuuar nga Izraeli verior në shtëpitë e tyre.

Më herët, kryeministri Benjamin Netanjahu iu drejtua popullit iranian, teksa tha se regjimi nuk interesohet për ata, dhe që Izraeli do të jetë në krah të tyre.

“Mos lejoni që një grup i vogël teokratësh fanatikë të shtypin shpresat dhe ëndrrat tuaja. Ju meritoni më mirë. Fëmijët tuaj meritojnë më mirë. E gjithë bota meriton më mirë. E di që nuk jeni ju ata që i përkrahin përdhunuesit dhe vrasësit e Hamasit dhe Hezbollahut, por liderët tuaj. Populli i Iranit duhet ta dijë – Izraeli qëndron me ju.”, u shpreh mes të tjerash Netanyahu./abcnews.al