Ministri izraelit: Hamasi ka humbur të gjithë vullnetin për të luftuar

schedule08:58 - 19 Shkurt, 2024

schedule 08:58 - 19 Shkurt, 2024

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha se anëtarët e krahut ushtarak të Hamasit në Rripin e Gazës nuk janë më në gjendje për të luftuar, pas më shumë se katër muajsh lufte.

“Dyqind luftëtarë u dorëzuan në Spitalin Nasser, dhjetëra të tjerë në Spitalin Amal”, tha ai.

Për më tepër, zGallad argumentoi se udhëheqja e Hamasit në Rripin e Gazës, e udhëhequr nga Yahya Sinëar, ka humbur lidhjen me botën e jashtme.

“Organizata Hamas në Rripin e Gazës nuk po reagon, pasi nuk ka njeri që të flasë në terren”, tha ai.

Forcat e fundit të koordinuara të Hamasit janë në Rripin qendror të Gazës dhe në Rafah, në kufi me Egjiptin, vazhdoi ministri izraelit i Mbrojtjes. Kur ushtria izraelite të ndërmarrë veprime atje, nuk do të ketë njeri që t’i ndihmojë, asnjë iranian, asnjë mbështetje ndërkombëtare.

Pavarësisht thirrjeve nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar për të mos vazhduar, qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu duket e vendosur të nisë një sulm në Rafah, në kufirin e mbyllur me Egjiptin, ku janë strehuar 1.4 milionë palestinezë.

Shumica e të zhvendosurve nga lufta atje jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!