Ministri italian: Rasti AstraZeneca nuk e dëmton besimin te vaksinat

schedule08:52 - 17 Mars, 2021

schedule 08:52 - 17 Mars, 2021

“Qeveria i konsideron vaksinat si çelësin e parë të vërtetë për mbylljen e periudhës së vështirë që kemi përjetuar vitin e fundit”, kështu deklaroi Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Në fjalën e tij në mbledhjen e komitetit të ekspertëve ai tha se ajo që ndodhi me Astrazeneca, ‘nuk e dëmton besimin tonë në armën më të rëndësishme që kemi për të mposhtur virusin”.

“Shpresa është që sigurimet të vijnë nga nesër për të rifilluar fushatën e vaksinimit. Në tremujorin e dytë do të kemi mbi 50 milion doza dhe në tremujorin e tretë do të kemi edhe 80 milion doza të tjera, kjo do të thotë që ne mund të ketë një nxitim shumë domethënës ”, shtoi Roberto Speranza.

Shumë vende kanë pezulluar vaksinimet me AstraZeneca me pretendimet se vaksina shkakton mpiksjen e gjakut. Ndërkohë rregullatori i BE, EMA ka deklaruar se nuk është gjetur asnjë lidhje mes vaksinës dhe rasteve të mpiksjes së gjakut.  g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!