Ministri i Shëndetësisë, Alex Azar, ka deklaruar se amerikanët mund të vaksinoheshin para Krishtlindjeve.
Azar tha se vaksina kundër COVID-19 e kompanisë farmaceutike Pfizer mund të aprovohet dhe dorëzohet pas 10 dhjetorit, pas një takimi ekspertësh nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të vlerësuar rezultatet e testeve klinike dhe për të vendosur nëse vaksina meriton dritën jeshile.
Azar gjithashtu kujtoi se kompania amerikane e bioteknologjisë Moderna njoftoi se po u dërgonte një kërkesë rregullatorëve në SHBA dhe Europë për të aprovuar urgjentisht vaksinën e saj.
Vaksina ka treguar 94.1 për qind efektivitet në provat klinike, e njëjtë me rezultatet e vaksinës Pfizer.
“Ekziston mundësia që të kemi të dy vaksinat në dispozicion para Krishtlindjeve”, theksoi Azar.
Vaksinat do të furnizohen nga qeveria federale dhe guvernatorët e shteteve federale do të vendosin se si t’i shpërndajnë ato. Në SHBA, u regjistruan 4.2 milionë raste të reja të dhe më shumë se 36 mijë viktima në nëntor./abcnews.al