Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut: Koronavirusi nuk ka vdekur, është mes nesh

schedule13:54 - 25 Maj, 2020

schedule 13:54 - 25 Maj, 2020

Ministri i Shëndetsisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipce, u shpreh i shqetësuar nga fotografitë dhe kronikat nga festimi i djeshëm i festës së Bajramit në xhami, duke thënë se kjo ndodhi pavarësisht nga thirrjet e institucioneve shëndetësore për të mos u mbledhur dhe për të respektuar masat e distancës dhe kufizimit të lëvizjes.

Ministri theksoi se i respekton festat dhe beson fuqimisht se ato janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë, pavarësisht se cilës fe i përkasin. Por këtë vit, festat nëpër botë festohen në mënyrë tjetër, duke e vendosur shëndetin para gjithçkaje dhe mbi gjithçka, shtoi ai.

Filipce falenderoi ata që i përmbahen masave dhe që për fat të keq, mund të vazhdojnë të jenë në rrezik për shkak të atyre që nuk e bëjnë këtë.

Koronavirusi nuk është as i vdekur dhe as nuk ka shkuar. Ai është këtu dhe për fat të keq, problemi do të vazhdojë për sa kohë që ka nga ata që e injorojnë,” theksoi ai.

Ministri theksoi gjithashtu se masat janë të mira dhe janë vendosur me kohë, por ato funksionojnë vetëm nëse respektohen, përndryshe nuk kanë asnjë efekt.

Respektimi i masave dhe efektet e tyre varen vetëm nga qytetarët.Thjesht duhet të pranojmë mënyrën e re të jetës, duhet të rregullojmë jetën tonë të përditshme duke ndjekur rekomandimet”, ka shkruar ministri Filipçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!