Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut: Do marr dozat e vaksinës kineze

schedule22:57 - 30 Prill, 2021

schedule 22:57 - 30 Prill, 2021

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka treguar se cilën vaksinë për koronavirusin do të marrë. Filipçe tha se atij do t’i injektohet vaksina kineze e kompanisë “Sinofarm”, 200 mijë dozat e të cilës kanë arritur sot në mëngjes në vend.

“Do të jap shembull personal. Do të vaksinohem javën e ardhshme. Të gjitha vaksinat janë të sigurta, për këtë nuk ka nevojë të vihet theks që të zgjedhjet vaksina, sepse të gjitha janë të njëjtat në cilësi”, tha Filipçe.

Deri tani më shumë se 60 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit në Maqedonia e Veriut. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!