Italia ka administruar 50 milion doza kundër koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka deklaruar se vaksina është arma më e fortë kundër pandemisë Covid.
“Kundër Covid ne sot jemi më të fortë. Kemi një armë në dorë dhe ajo është vaksina. Ne duhet të këmbëngulim dhe të përshpejtojmë procesin e vaksinimit që të parandalojmë përhapjen e pandemisë”, ka thënë ai./abcnews.al/