Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza është shprehur se deri tani, mbi 70% e qytetarëve kanë marrë të paktën një dozë kundër koronavirusit.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen, pasi vaksina është arma e vetme kundër virusit dhe mundësia më e mirë për të parandaluar një rrezik të përhapjes së pandemisë sezonin që vjen.
“Ne duhet të vazhdojmë me vaksinimet. Vaksinat janë mjeti më i mirë për hapur një sezon tjetër dhe arma e vetme kundër Covid”, është shprehur ai.
Ndërkohë së fundmi mjekët në Itali ka bërë thirrje që fushata e vaksinimit të shtrihet gjerësisht tek fëmijët, para fillimi të vitit të ri shkollor.
/abcnews.al/