Ministri i Shëndetësisë në Argjentinë jep dorëheqjen pas skandalit me vaksinat

schedule08:03 - 20 Shkurt, 2021

schedule 08:03 - 20 Shkurt, 2021

Ministri i Shëndetësisë i Argjentinës, Gonzalez Garcia, dha dorëheqjen të premten me kërkesë të Presidentit të vendit, Alberto Fernandez. Dorëheqja e tij nga posti vjen pas zbulimit të skandalit, ku  ministri u propozonte miqve të vet që të vaksinoheshin jashtë radhës.

“Unë po jap dorëheqjen nga posti im në Ministrinë e Shëndetësisë pas kërkesës suaj të qartë, ” tha Gonzalez Garcia në një letër të dorëheqjes drejtuar kreut të shtetit.

Ai do të zëvendësohet nga Dr. Carla Witsotti, e njohur në Argjentinë, ndërsa ndërmori të negocionte furnizimin me vaksinën ruse për koronavirusin.

Gonzalez Garcia, 75 vjeç ka qenë në detyrë që nga viti 2019 dhe është marrë me pandeminë e re të koronavirusit që kur shpërtheu, por mandati i tij është dëmtuar nga skandali i “vaksinimit preferencial”.

Ishte gazetari i famshëm 71-vjeçar Horacio Verbicki, një nga të parët, i cili zbuloi skandalin duke konfirmuar se shkoi të vaksinohej jashtë radhës pas nxitjes së ministrit, mikut të tij të vjetër.

“I telefonova Gonzalez Garcia dhe ai më tha të shkoja në Spitalin Posada,”rrëfeu Z. Verbicki. Media raportoi për disa raste të tjera të politikanëve dhe personaliteteve të cilët gjithashtu shkuan dhe u vaksinuan.

Çështja ndezi reagime të mëdha në faqet e rrjeteve sociale, të etiketuara #vacunasvip, “vaksinat VIP”. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!