Televizioni rus ka shfaqur pamje që me sa duket tregojnë presidentin Vladimir Putin duke mbajtur një takim të Këshillit të Sigurimit sot me zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Ky i fundit nuk ishte parë në publik që nga 11 marsi, dhe kishte zëra se ministri ishte i sëmurë ose madje ishte arrestuar, shkruan BBC.
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se Putin do të mbante një takim të Këshillit të Sigurimit sot dhe u pyet gjithashtu për vendndodhjen e Shoigut.
Ai tha se ministri “ka shumë gjëra për t’u kujdesur, ka një operacion ushtarak. Nuk ka kohë për aktivitet mediatik”. /abcnews.al