Ministri i mbrojtjes i Ukrainës , Oleksii Reznikov në një prononcim për mediat ka deklaruar se forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainas se ushtarë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ministri Reznikov ka theksuar se një fakt i tillë do që të dëgjohet në të gjithë botën.
“Unë dua që kjo të dëgjohet jo vetëm në Kiev, por në të gjithë botën,” ka thënë ai.
LEXO KËTU zhvillimet më të fundit nga lufta Rusi-Ukrainë
Ndërkohë sipas të dhënave të fundit nga Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, nga ora 4 e mëngjesit e 24 shkurtit deri në mesnatën e 9 marsit, 549 njerëz ishin vrarë dhe 957 janë plagosur./abcnews.al