Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri thirrje që Evropa të përshpejtojë përgatitjet për një konflikt të armatosur, duke pasur parasysh kërcënimin që paraqet Rusia.
“Ne duhet të përvetësojmë një mentalitet të ri evropian, nga një mentalitet në kohë paqeje në një gatishmëri në kohë lufte”, ka thënë Jonson në Berlin përpara një takimi me homologun e tij gjerman Boris Pistorius.
Rusia po riarmatoset dhe po zhvillon masivisht një ushtri “më vdekjeprurëse” me përparim të madh në armët me rreze të gjatë veprimi dhe luftën elektronike, tha Jonson në një aktivitet në Fondacionin Konrad Adenauer.
Ai paralajmëroi se partnerët e NATO-s duhet të koordinohen më thellë në mbrojtje.
“Ne flasim për një diversitet brenda aleancës kur bëhet fjalë për investimet në mbrojtje”, tha Jonson./abcnews.al


