Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu inspektoi zonat komanduese të trupave ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës, gjatë një vizite pune pranë vijave të frontit të luftës.
Shoigu, i kritikuar egërsisht nga shefi mercenar Yevgeny Prigozhin derisa ky i fundit u vra në një aksident avioni në gusht, është shfaqur disa herë këtë muaj në televizione, për të shprehur besimin për gjendjen e luftës së Rusisë brenda Ukrainës, shkruan Reuters.
Ai u tha ushtarakëve të mbledhur se përpjekjet e tyre po u jepnin forcave ukrainase “gjithnjë e më pak mundësi”.
Ukraina në qershor ndërmori një kundërofensivë, duke pushtuar fshatrat në lindje dhe jug, por me një ritëm shumë më të ngadaltë sesa përparimi i saj i shpejtë në verilindje një vit më parë.
Ukraina thotë se forcat ruse ditët e fundit kanë goditur qytetin lindor të Avdiivka , por kanë pësuar humbje të mëdha./abcnews.al