Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e ka quajtur të merituar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian të Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në Tëitter ai ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave.
“Mirëpres vendimin për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Historike dhe e merituar, të dashur kolegë Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani. Bashkimi Evropian edhe një herë dëshmoi se ka muskuj për të udhëhequr, krijuar mundësi të reja dhe të formësojë të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kuleba.
I welcome the decision to open EU accession talks with Albania and North Macedonia. Historic and well-deserved, dear colleagues @Xhacka_Olta and @Bujar_O. The European Union once again proves it has the muscles to lead, create new opportunities, and shape the future of Europe.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) July 19, 2022
Në Bruksel u mbajtën sot konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot u hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin në BE.
Ndërkaq, Ukraina mori statusin e vendit kandidat për në BE, pak ditë më parë. /abcnews.al