Ministri i Jashtëm ukrainas për bisedime në Kinë, do të diskutojë për marrëveshjen e paqes në Ukrainë

schedule08:42 - 24 Korrik, 2024

schedule 08:42 - 24 Korrik, 2024

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, po zhvillon një vizitë të pazakontë në Kinë. Me homologun e tij kinez ai do të bisedojë për mënyrat dhe rrugët për të arritur një marrëveshje për paqe në Ukrainë.

Është hera e parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë që ministri i Jashtëm i Ukrainës viziton Pekinin. Kuleba dhe homologu i tij kinez Wang Yi ishin takuar për herë të fundit në shkurt të këtij vitit në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Vizita e ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, në Kinë është një vizitë e pazakontë, sepse edhe pse Pekini e quan veten si neutral në luftën e Ukrainës, ai konsiderohet si aleat i Rusisë.

Në faqen e tij në Instagram Kuleba shkruan se ka shkuar në “për të vendosur kontakte midis presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi dhe atij të Kinës, Xi Jinping.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës sqaroi gjithashtu se programi i vizitës së tij përfshin negociata me kolegun e tij kinez Wang Yi lidhur me mënyrat dhe rrugët për të arritur një paqe të drejtë në Ukrainë. “Ne duhet t’i shmangim planet konkurruese për paqe. Është shumë e rëndësishme që Kievi dhe Pekini të zhvillojnë një dialog të drejtpërdrejtë dhe të shkëmbejnë qëndrime e tyre,” tha ministri.

Kuleba synon të diskutojë me palën kineze edhe për marrëdhëniet dypalëshe.

Zyra e shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës kishte njoftuar para nisjes se Kuleba do të qëndrojë në Kinë nga 23 deri më 25 korrik dhe vizita zhvillohet me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi. /DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!