Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë është një kushtet bazë që vendi të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga ministri i jashtëm i Turqisë Çavushollu, i cili shtoi se vendi i tij po kontribuon shumë për rritjen e besimit në Ballkan.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u shpreh se referendumi në Maqedoni dhe ndryshimi i emrit është kyç për sa i përket anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian për arsye të vetos greke. Ai shtoi se Turqia jep kontribut të rëndësishëm në hedhjen e hapave për rritjen e besimit në Ballkan.
Këto deklarata Çavuşoğlu i bëri pas Mbledhjes se Dialogut Strategjik për Ballkanin Perëndimor në qendrën e Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë të Zvicrës.
Ministri i jashtëm turk theksoi se në mbledhje u diskutuan tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, referendumi i së dielës në Maqedoni dhe procesi pas zgjedhjeve që do ta mbahen në Bosnjë e Hercegovinë më 7 tetor.
Ai tha se NATO-ja dhe BE-ja tregojnë interesim për rajonin, por Turqia nuk i konsideron të mjaftueshme.
Çavuşoğlu i cilësoi si tepër të rëndësishme hapat për rritjen e besimit mes shteteve, duke shtuar se zhvillimi ekonomik dhe tregtia dhe investimet mes vendeve brenda rajonit janë të rëndësishme për stabilitetin e tij.
Shefi i diplomacisë turke njoftoi se në mbledhje është folur edhe për fluksin e refugjatëve në rajon dhe luftën kundër papunësisë, duke rikujtuar kontributet e Turqisë për transportin mes shteteve të Ballkanit dhe lidhjen e tyre me njëri-tjetrin. /abcnews.al