Ministri i Jashtëm turk: Bota me heshtjen e saj për atë që po ndodh në Gaza, bashkëfajtore në gjenocid

schedule18:06 - 9 Shkurt, 2024

schedule 18:06 - 9 Shkurt, 2024

“Kjo heshtje” do të thotë “se në botë nuk ka më asnjë vlerë morale apo parim themelor të së drejtës ndërkombëtare që mund të shërbejë si kornizë për konfliktet e mundshme të ardhshme”.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, teksa vazhdojnë operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, të cilat nisën si kundërpërgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit në Izrael.

Për Fidanin, heshtja është “bashkëpunëtor në gjenocid”.

“Nëse masakra në Gaza nuk ndalet, nëse zgjidhja me dy shtete nuk zbatohet në Palestinë, nuk është e vështirë të parashikohet se këto konflikte do të ndodhin përsëri”, tha ministri turk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!