Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu ka deklaruar në një intervistë për La Stampa se BE nuk duhet të guxojë t’i vendosë sanksione Turqisë. Ai tha se vendi i tij do të synojë vendosjen e një kufiri të drejtë detar në Mesdheun Lindor.
“Bashkimi Evropian nuk duhet të guxojë të na vendosë sanksione, Pretendimet në lidhje me kufirin detar grek qipriot janë të tepruara dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Arritja e një kufiri të drejtë detar në Mesdheun Lindor është shtylla kryesore e politikës sonë.
Kjo është arsyeja pse Turqia, duke filluar me Presidentin Erdogan, u ka bërë thirrje shteteve bregdetare të Mesdheut Lindor për dialog dhe bashkëpunim. Ne sinqerisht shpresojmë që Greqia të hyjë në një proces thelbësor dialogu”, theksoi Mevlüt Tsavousoglou.
Ai tha se një hap i tillë do të kishte efekt të kundërt dhe do të nxiste Turqinë për të mbrojtur të drejtat e saj. Çavuşolulu shtoi gjithashtu se Turqia i ka përmbushur angazhimet e saj për refugjatët “Falë përpjekjeve tona, flukset e parregullta migratore në Evropë janë ulur me 92%. Megjithatë, BE nuk i ka mbajtur zotimet e saj “./mv. abcnews.al