Ministri i Jashtëm suedez: Të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi

schedule16:27 - 20 Prill, 2023

schedule 16:27 - 20 Prill, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom kërkoi sot zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi, të arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Prishtinë me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, Billstrom nënvizoi edhe nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Billstrom deklaroi se palët duhet t’iu përmbahen zotimeve që i kanë marrë në dialog.

“Të dy palët që e kanë nënshkruar marrëveshjen duhen t’i zbatojmë zotimet. Edhe në Beograd e kam deklaruar se duhet të bëjnë edhe ata pjesën e punëve të tyre. Po ashtu, edhe në Prishtinë, nëse zotoheni për një marrëveshje natyrisht se duhet të përmbusheni. Në rastin e Serbisë duhet të riformulojnë nga pengesa që Kosovës që t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare, kjo është shumë e qartë. Këshilli i Evropës është një shembull. Në anën tjetër, edhe Kosovën duam të shohim t’i përmbush zotimet e saja që të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!