Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq do tvzhvillojë një vizitë në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës ku dhe do të takohet me Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit si dhe me Gabriel Escobar, të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Me anë të një njoftimi në zyrën e tij për mediat ai do tëqëndrojë në SHBA si dhe do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.
Këto takime vijnë pikërisht në kohën e intensifikimit të diskutimeve për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./abcnews.al/