Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Bruksel i bëri thirrje Bashkimit Europian që të angazhohet më shumë politikisht dhe strategjikisht në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo do të thotë hapja e negociatave për anëtarësim në Union të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën, Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën evropiane kurse Serbia duhet të fokusohet ne reforma dhe ta tejkalojë trashëgiminë e luftës”, ka thënë Grliq-Radman.
Nga ana tjetër shefja e diplomacisë suedeze, Ann Linde është shprehur se unioni në mënyrë urgjente duhet të përmbushë zotimet e dhëna për perspektivën europiane të vendeve në Ballkanin Perëndimor.
Temë e diskutimeve në Bruksel të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme janë bisedimet Kosovë-Serbi dhe qasja e re strategjike e BE-së karshi Ballkanit Perendimor.
/abcnews.al/

