Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të presë homologun e tij kinez Wang Yi në Uashington këtë javë, sipas zyrtarëve të lartë të administratës amerikane, përpara një vizite të mundshme nga presidenti kinez Xi Jinping deri në fund të vitit.
Vizita e Wang Yi në kryeqytetin amerikan, që pritet të zgjasë nga e enjtja deri të shtunën, pason një seri kontaktesh të nivelit të lartë në muajt e fundit mes amerikanëve dhe kinezëve për të “menaxhuar” tensionet në disa fronte midis dy fuqive të mëdha.
Një nga këto fronte ka të bëjë me arsenalin bërthamor të Kinës, dhe doli sërish në qendër të vëmendjes të enjten e kaluar me publikimin e një raporti të Pentagonit të SHBA që thoshte se Pekini po zhvillon arsenalin e tij bërthamor me një ritëm shumë më të shpejtë se sa ishte vlerësuar më parë SHBA, dhe në përputhje me ambiciet e presidentit kinez Xi Jinping.
Sipas vlerësimeve të SHBA-së, Kina kishte “më shumë se 500 koka bërthamore operacionale që nga maji 2023 dhe është gati të blejë ndoshta më shumë se 1000 deri në vitin 2030”, thuhet në raportin vjetor mbi fuqinë ushtarake kineze.
/abcnews.al