Ministri i Jashtëm izraelit refuzon vizitën e kreut të diplomacisë norvegjeze, shkak njohja e Palestinës

schedule15:44 - 16 Korrik, 2024

schedule 15:44 - 16 Korrik, 2024

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz ka refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide për të vizituar Izraelin.

Vendimi vjen pasi Norvegjia njohu shtetin palestinez, refuzoi ta cilësojë Hamasin si organizatë terroriste dhe mbështeti çështjen e Afrikës së Jugut në rastin kundër Izraelit në Hagë.

Sipas Katz, Eide ka kërkuar disa herë që nga maji të vizitojë Izraelin, kur Norvegjia, Spanja dhe Irlanda koordinuan njohjen e shtetit palestinez. Por ai më në fund u takua me Katz në samitin e NATO-s të javës së kaluar në Uashington dhe i tha: “ne kemi shumë për të diskutuar”.

“Ju keni bërë gjithashtu shumë”, u përgjigj Katz, sipas zyrës së tij.

Eide nuk mund të vizitojë as Autoritetin Palestinez derisa Izraeli të pranojë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!