Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri i jashtëm izraelit: Nuk ka armëpushim në veri me Libanin

schedule12:11 - 26 Shtator, 2024

schedule 12:11 - 26 Shtator, 2024

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka hedhur poshtë propozimet për një armëpushim në Liban.

Duke postuar në X, ministri u zotua të vazhdojë të luftojë Hezbollahun “me gjithë fuqinë tonë”, shkruan Sky News.

Duke folur nga Haifa në Izraelin verior, korrespondenti ynë i Lindjes së Mesme, Alistair Bunkall thotë se ai zakonisht nuk do t’i kushtonte shumë vëmendje këtij lloj pretendimi nga zoti Katz.



“Kjo mund të tingëllojë e çuditshme,” thotë ai. “Izrael Katz është ministri i jashtëm i Izraelit dhe në shumicën e qeverive kjo do të thotë se ju keni një pozicion shumë të lartë dhe me ndikim.

“Por ai jo. Ai nuk u ul në kabinetin e luftës kur ekzistonte dhe nuk është tërhequr në rrethin e brendshëm rreth Benjamin Netanyahut për vendimmarrje.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!