Ministri i Jashtëm izraelit kundër Guterres: Nuk meriton të jetë kreu i Kombeve të Bashkuara

schedule17:10 - 14 Nëntor, 2023

schedule 17:10 - 14 Nëntor, 2023

Ministri i Jashtëm i Izraelit sulmoi sërish të martën se Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres nuk ishte i përshtatshëm për të udhëhequr organizatën globale, duke thënë se ai nuk kishte bërë mjaftueshëm për të dënuar grupin militant Hamas dhe ishte shumë afër Iranit.

Komentet e tij, të bëra në një konferencë shtypi brenda ndërtesës së OKB-së në Gjenevë, përfaqësojnë një intensifikimin e kritikave të Izraelit ndaj organizmit global. “Guterres nuk e meriton të jetë kreu i Kombeve të Bashkuara”, tha ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Unë mendoj se Guterres si të gjitha kombet e lira duhet të thotë qartë dhe me zë të lartë: çlirojeni Gazën nga Hamasi. Të gjithë thanë se Hamasi është më i keqi se ISIS. Pse nuk mund ta thotë?” shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!