Ministri i jashtëm italian Enzo Moavero Milanesi, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama si dhe me liderin e opozitës Lulzim Basha.
Sipas një njoftimi zyrtar të ministrisë së jashtme italiane, Milanezi i konfirmoi Ramës dhe Bashës rëndësinë e jashtëzakonshme për respektimin absolut të rregullave themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës
Në prag të 30 qershorit, ministri i jashtëm italian theksoi ne keto biseda telefonike me dy lideret shqiptare se pavarësisht përplasjeve mes forcave politike shqiptare, është thelbësore të shmanget çdo lloj dhune dhe të manifestohen opinionet dhe qëndrimet respektive në mënyrë korrekte dhe demokratike.
Ministri i jashtëm Italian, sipas njoftimit për shtyp të Farnezinës, theksoi se duhet siguruar korrektësia e procesit elektoral në Shqipëri.
Procesi do të monitorohet nga një mision ndërkombërat i drejtuar nga OSBE-ODHIR, në të cilin bëjne pjesë vëzhgues të vendeve të ndryshme, mes të cilëve edhe nga Italia. /ABC news Albania 24/7