Garancia e Izraelit se nuk qëndron pas shpërthimit në spitalin Al-Ahli javën e kaluar në qytetin e Gazës është e vërtetë, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajiani.
Hamasi fajësoi Izraelin për shpërthimin në spital, i cili çoi në protesta të zemëruara në shumë vende të botës islame.
“Më duket se arsyeja e shëndoshë ka mbizotëruar deri më tani në Izrael”, tha Tajani për televizionin SkyTg24.
“Reagimi ndaj sulmit frikacak që ata pësuan ishte proporcional. Deri më tani janë goditur vetëm objektet e Hamasit.
Edhe raketa që goditi një spital në Gaza, e cila fillimisht i atribuohej Izraelit, nuk ishte një raketë izraelite. Si pasojë e sulmit, humbën jetën 50 persona jo 500 siç u tha. Ne duhet të parandalojmë që propaganda të luajë një rol negativ”, shtoi ai.
/abcnews.al