Ministri i Jashtëm italian: Afganistani kërkon vëmendje maksimale, s’mund të bëhet terren për terrorizmin

schedule21:30 - 20 Gusht, 2021

schedule 21:30 - 20 Gusht, 2021

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, në një komunikim për mediat ka folur për situatën në Afganistan.

Di Maio shprehet se të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë për të arritur sigurinë ndërkombëtare dhe se Afganistani nuk mund të kthehet në një terren për terrorizmin.

“Ne duhet të punojmë së bashku në mënyrë që Afganistani të mos bëhet përsëri një terren ushqyes për terrorizmin dhe një kërcënim për sigurinë e bashkësisë ndërkombëtare.

Ne duhet të punojmë me të gjitha palët përfshirë këtu aktorët kryesorë dhe ato rajonalë të cilët ndajnë të njëjtin shqetësim me ne”, ka thënë ministri i Jashtëm Di Maio.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!