Ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Simon Coveney, ka deklaruar se ka prova të padiskutueshme të krimeve të luftës ruse në Ukrainë.
Duke folur para gazetarëve në Dublin, ai tha: “Ne kemi parë, mendoj, prova të padiskutueshme deri tani të krimeve të luftës që po ndodhin në Ukrainë, brutalizimi i një numri qytetesh të Ukrainës, dhe goditja e qëllimshme e civilëve.
Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet nga lufta në Ukrainë
Kjo, tani është nën hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, e cila tani ka hapur një dosje për krimet e luftës në Ukrainë, dhe mendoj se kjo thotë shumë”. /abcnews.al