Ministri i Jashtëm i Ukrainës kritikon Rusinë për “sulme të tmerrshme me raketa” në Kiev

schedule06:52 - 25 Shkurt, 2022

schedule 06:52 - 25 Shkurt, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba thotë se Rusia ka kryer sulme raketore “të tmerrshme” në Kiev, duke i krahasuar ato me sulmin e Gjermanisë naziste ndaj Ukrainës gjatë Luftës së Dytë Botërore raporton “BBC”. Ndërkohë, ka raporte të shumta për më shumë shpërthime brenda dhe përreth kryeqytetit të Ukrainës.

Gazetari i “BBC-së”, Paul Adams, thotë se ka dëgjuar sirenat e ajrit dhe të paktën një shpërthim. Gazeta ukrainase në internet “Ukrayinska Pravda” ka raportuar se forcat ushtarake ukrainase kishin shkatërruar një urë pranë Ivankiv në periferi të Kievit, për të penguar tanket ruse të avancojnë më tej në qytet.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!